Shtepi+truall ne shitje Thane, Lushnje 22,500 euro (i diskutueshem)
Shtepi 2+1 (banese 1 kateshe) ne fshatin Thane te Lushnjes.
Shtepia ndodhet afer liqenit te Thanes, e distancuar nga banesat e tjera dhe 5km nga rruga kryesore per ne Lushnje (e asfaltuar).

Rreth baneses ka nje kopesht me peme frutore (ne prodhim).
Mbrapa kopshtit te pemeve eshte nje pjese e kodres me pisha (pjese e truallit)

Permasat afersisht jane:
Shtepija: +-80 m2 (Guzhina eshte e ndare nga dhoma ndenjese me nje banak), 2 dhoma gjumi, banje dhe dush.

Prona ka nje siperfaqe prej 700 m2. Nje pjese e prones eshte pyll me pisha anes liqenit te thanes. Pjesa tjeter eshte kopshti frutor.

Ndertesa eshte bere rreth viteve 1960-1965. Ne 1993 eshte restauruar. Ne janar te 2011 jane rregulluar dritare, lyer dhe disa rregullime estetike. Ne 2015 eshte bere nje banjo dhe dush. Prona mirmbahet rregullisht.
Banesa ka elektricitet dhe uje te pijshem. Mbrapa shtepise eshte dhe nje burim natyror qe mund te shfrytezohet per uje te pijshem, vaditje, etj...

Liqeni i Thanes eshte gati 300 m larg.

Gjate stines se veres mund te shkoni per peshkim ne liqen, piknik ne argjinaturen e liqenit ose ne pjesen me pisha etj....

Ajri i paster i pishave dhe vendi ku ndodhet shtepia, e ben nje vend te mrekullueshem banimi.

Shtepia mund te kthehet ne pike turistike, per te cilen Thana ne vitet '90 ishte e njohur.

Largesia nga Lushnja eshte 15 km
Tirana +-100 km
Divjaka +-45 km
Durres +-70 km
Cmimi eshte 22.500 euro. (i diskutueshem)